A është kjo dora e zotit?!

  • 28 June 2019 - 10:47
A  është kjo dora e zotit?!

Një fotograf ka arritur ta kapë një moment të pabesueshëm, ku shihet një dorë gjigante në mes të reve. David Christie, 38- vjeçar, ka arritur ta kapë momentin kur një re në formë grushti, kishte arritur të dalë në shesh.

Ai, bashkë me bashkëshorten e tij, kanë përcjellë me shumë interesim krijimin dhe shpërbërjen e resë. Ai ka thënë: ‘Më pëlqejnë fotografitë që kanë të bëjnë me motin dhe kam shumë fotografi të tilla. Mirëpo, kjo është ndryshe, dukej se një forcë e mbinatyrshme po e shtynte renë që të dalë jashtë grumbullit të reve të tjera – ishte mbresëlënëse.

Dukej me të vërtetë sikur të ishte Dora e Zotit. Unë dhe gruaja ime jemi fotografë, mirëpo asnjëri nuk kemi parë ndonjë gjë të tillë deri më tash’.

(Kosova Sot Online)