Mbi 15.000 UFO kanë vizituar Kanadanë në 25 vitet e fundit

  • 28 June 2019 - 10:50
Mbi 15.000 UFO kanë vizituar Kanadanë në 25 vitet e fundit

Një hulumtues jashtëtokësorësh, Chris Rutkowski, ka thënë që provinca e Kanadasë, e quajtur Saskatçevan, ka qenë njëri ndër vendet nga ku është raportuar për më së shumti raste të shfaqjes së krijesave jashtëtokësore. Këto të dhëna janë nxjerrë nga raporti i cili përpilohet çdo vit në Kanada, për të nxjerrë është vendin më ‘të preferuar’ të UFO-ve.

Në raportin e nxjerrë për vitin 2013, është thënë që dyzet për qind e rasteve të raportuara kanë qenë në provincën e Ontarios, ndërsa vetëm katërmbëdhjetë për qind e rasteve të raportimit të UFO-ve janë cilësuar si të pashpjegueshme.

Rutkowski ka thënë që tani janë duke punuar në nxjerrjen e të dhënave të sakta për raportimet e shfaqjes së UFO-ve në mbarë Kanadanë në 25 vitet e fundit, dhe, ndonëse pritet që në muajin e ardhshëm të publikohen të dhënat e sakta, thuhet që në këtë periudhë Kanadaja është vizituar nga UFO-t më shumë se 15.000 herë. 

(Kosova Sot Online)