Vajza fantazmë që ishte djegur për së gjalli, ka pushtuar një shtëpi në Indiana të Amerikës

  • 28 June 2019 - 16:29
Vajza fantazmë që ishte djegur për së gjalli, ka pushtuar një shtëpi në Indiana të Amerikës

Në mes të rrugës ‘West Warren’, në Mitçell të Indianës, gjendet një shtëpi e bukur e periudhës viktoriane, e punuar në fund të viteve të 1800-a.

Mirëpo, mysafirët, banorët e mëhershëm dhe vetë pronari, Van Renier, kanë thënë që shtëpia, që ka hapësirë prej 345 metrash katrorë, është e mbushur me aktivitete paranormale. Renier kishte vendosur që ta blejë shtëpinë, pasi që ajo ka qenë më ndryshe nga çdo gjë që ai kishte përjetuar më herët në fushën e teknologjisë dhe të kompjuterëve.

‘Pasi që pata filluar të dëgjoja zëra, e pata marrë nënën time në telefon dhe më pas jam larguar. J6am frikësuar shumë që të qëndroj vetëm në këtë shtëpi’, ka thënë Renier me gjysmë shakaje.

‘Prona e Pëshpëritjeve’

Shtëpia quhet ‘Prona e Pëshpëritjeve’ për shkak të zërave të çuditshëm që dëgjohen nga ana e njerëzve që futen brenda mureve të saj. Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe njerëzit të cilët merren me aktivitetet paranormale, ndërsa shumë femra të reja kanë thënë që e kanë dëgjuar zërin e Dr. John Gibbons-it, duke iu pëshpëritur në veshë dhe kanë thënë që ata janë frikësuar nga zërat.

‘Kur dëgjon ecejaket, duhet të lutesh që personi që është duke ecur është fëmijë’, ka thënë Renier. ‘Unë po trishtohem edhe tani kur po rrëfej, zhurmat e ecjeve janë të intensitetit të ndryshëm, nganjëherë janë shumë të fuqishme dhe janë më të vërtetë të frikshme’.

Shumica e njerëzve kanë thënë që brenda ‘Pronës së Pëshpëritjeve’ ka gjëra që kafshojnë dhe shtyjnë. Mirëpo, për të gjithë njerëzit që i studiojnë fenomenet paranormale, disa hapa të lehtë janë gjithmonë të mirëseardhur.

Rachael Gibbons, vajza e adoptuar e Dr. John dhe Jessie Gibbons, është njëri nga fëmijët që besohet që sorollatet nëpër shtëpi dhe që rrotullon topat në dhomën e zbrazët. Shumica e vizitorëve kanë krijuar një lloj lidhjeje me vajzën që kishte vdekur tragjikisht në këtë shtëpi. 

‘Rachael ka qenë në këtë dhomë në ditën e Krishtlindjeve në vitin 1912, duke u marrë me dhuratat e krishtlindjeve, kur papritmas kishte rënë mbi zjarr’, ka shpjeguar Renier. ‘Më pas, ishte përhapur zjarri, ndërsa vajza kishte ndërruar jetë pas dy ditëve, në dhomën e saj të fjetjes në katin e sipërm’.

Shenjat nga zjarri

Shenjat e djegies ende janë të pranishme në derën në mes të dhomës së ndejës dhe asaj të ngrënies.

Një grup femrash që kishin shkuar për vizitë në shtëpi, kanë bërë një përpjekje të veçantë për t’u takuar me Rachael-in. Ato kishin blerë një dhuratë, një kukull, të cilën e kishin lënë në dhomën në katin e sipërm, ku ajo kishte vdekur. Më pas, femrat ishin ulur në katin e poshtëm, duke bërë përpjekje për të komunikuar me shpirtin e vajzës. Pas pak, ishin dëgjuar ecjet shkallëve dhe poshtë kishte rënë edhe kukulla të cilën e kishin blerë femrat. Kukulla ishte djegur!

(Kosova Sot Online)