‘Fantazma me sëpatë’ shkakton ‘stuhi’ në media

  • 29 June 2019 - 08:24
‘Fantazma me sëpatë’ shkakton ‘stuhi’ në media

Fantazmat janë të frikshme për shumicën e njerëzve, mirëpo, kur një fantazmë paraqitet me sëpatë në dorë, atëherë të gjithë njerëzit, sikurse edhe mediet, tronditen. Një fotografi, ku shihet një person fantazmë duke mbajtur në dorë një sëpatë, është postuar në internet dhe që prej atëherë ka shkaktuar reagime prej më të ndryshmeve.

Një burrë, që thotë se quhet Stevgoldhound, ka thënë: ‘Muajin e kaluar patëm shkuar në dok (pjesë e portit të anijeve) për të bërë disa përmirësime dhe riparime në një anije të vjetër ushtarake. Pasi që gjërat e ndjeshme ishin larguar, kryepunëtori i quajtur John u kishte dhënë leje të gjithë punëtorëve dhe më pas kishte filluar ta fotografojë hapësirën.  

Pasi që John-i ia kishte dërguar të gjitha fotografitë mbikëqyrësit të tij, ky i fundit e kishte thirrur John-in në zyrë për ta pyetur se kush ishte personi që në duar mbante sëpatë. John-i as që e kishte idenë, pasi që në atë moment ai ka qenë i vetëm në dokun që kishte vetëm një hyrje!  

(Kosova Sot Online)