Kristalet e akullit shkaktojnë një fenomen të pazakontë në Britani!

  • 29 June 2019 - 08:36
Kristalet e akullit shkaktojnë një fenomen të pazakontë në Britani!

Një fenomen shumë i pazakontë ka ndodhur në Britani, pasi në qiell është shfaqur një formë shumë e rrallë e reve. Megjithatë, ekspertët kanë thënë që ky fenomen mund të jetë krijuar si pasojë e rënies së përnjëhershme të reve, fenomen ky që vjen si pasojë e kombinimit të ndikimit njerëzor dhe të nënës natyrë, transmeton "Kosova Sot Online". 

Ata thonë që një formë e tillë e reve është krijuar si pasojë e piklave super të ftohta të ujit, të cilat nuk do të kishin mundësi të arrinin në këtë  gjendje, nëse nuk do të ishin ndihmuar nga aeroplanët, të cilët, duke kaluar përmes reve, ndikojnë që këto pikla uji, të cilat ndonëse gjenden në temperaturë nën zero gradë celsius nuk janë të ngrira, të ngrihen në mënyrë të shpejtë duke krijuar kristale akulli, dhe pas bashkimit me piklat e tjera të ngrira, të ndahen nga reja për të krijuar forma të ngjashme.  

(Kosova Sot Online)