Një UFO në formë kërpudhe fotografohet në një mal të Australisë

  • 02 July 2019 - 09:46
Një UFO në formë kërpudhe fotografohet në një mal të Australisë

Një dëshmitar në Portin Makuair ka arritur të fotografojë një UFO me ngjyrë të hirtë metalike derisa ka qenë duke fotografuar disa pamje tërheqëse në një mal të afërt. Në dosjen e dëshmisë së tij, me numër 58741, të cilën e ka dorëzuar, ai kishte shkruar.

‘Unë e kam parë objektin vetëm pasi që kisha filluar t’i shohë fotografitë në shtëpi. Në pamje shihet një objekt me ngjyrë të hirtë metalike, në formë të kërpudhës’. Dëshmitari e ka kuptuar që ai e kishte fotografuar objektin e çuditshëm, në tri nga fotografitë e tij, ndërsa me studimin e fotografive tani janë duke u marrë ekspertët, të cilët për fillim kanë thënë që duket se fotografitë nuk janë e prekur artificialisht, pra duket të jenë origjinale.

(Kosova Sot Online)