Mahnitëse: Dhelpra polare udhëton 3500 kilometra nga Norvegjia në Kanada

  • 02 July 2019 - 10:56
Mahnitëse: Dhelpra polare udhëton 3500 kilometra nga Norvegjia në Kanada

Hulumtuesit e Institutit Norvegjez për Polin e Veriut kanë thënë se një dhelpër polare i ka bërë më shumë se 3500 kilometra duke shkuar nga Norvegjia në Kanada nëpër sipërfaqen e ngrirë të Arktikut.

Kësaj kafshë, e njohur ndryshe edhe si dhelpra e kaltër, i ishte vendosur një pajisje për përcjellje të vendndodhjes në korrik të vitit 2017. Ajo u lëshua në Spitsbergen të Norvegjisë më 26 mars 2018.

Pas 21 ditësh dhe 1512 kilometrave të kaluara mbi sipërfaqe të akullt, dhelpra arriti në Grenlandë më 16 prill të vitit 2018. Udhëtimi i saj vazhdoi në Ishullin Ellesmere, ku arriti më 1 korrik.

“Fillimisht, ne nuk besuam se kjo është e vërtetë”, tha hulumtuesja Eva Fuglei, e cila e përcolli udhëtimin e dhelprës. Instituti norvegjez tha se udhëtimi i kësaj kafshe është një ndër ecjet më të gjata që kanë regjistruar ndonjëherë. 

Shifrat ishin aq të jashtëzakonshme, saqë shkencëtarët menduan se pajisja e dhelprës mund të ketë rënë dhe mund të jetë marrë nga marinarët e ndonjë anije.

“Por jo, nuk ka anije që shkojnë aq larg nëpër akull. Kështu, ne u desh ta pranonim atë që ka bërë dhelpra”, shtoi Fuglei.

Kjo pajisje ka dërguar të dhëna për çdo ditë nga tri orë. Gjatë udhëtimit nëpër sipërfaqe të ngrirë, dhelpra ka ecur mesatarisht 46.3 kilometra në ditë, ndër për një ditë të caktuar udhëtoi për plot 155 kilometra, gjatë kohës kur ishte në territorin e Grenlandës, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)