Fillon eklipsi solar, dielli nisë të errësohet

  • 03 July 2019 - 09:04
Fillon eklipsi solar, dielli nisë të errësohet

Dhjetëra mijëra turistë kanë udhëtuar nëpër qytete në veri të Kilit pasi që atje është vendi më i mirë për të parë eklipsin total solar që ndodhi të martën.

Miliona pritet të shohin spektaklin kozmik që filloi në orën 10:24 në orë lokale.

Eklipsi total ndodhi në orën 4:38 dhe zgjati diku 2 minuta e gjysmë.

Veriu i Kilit është i njohur për qiejë të pastër dhe është vend i disa prej teleskopëve më të mëdhenj dhe të fuqishëm në botë.

Qyteti i La Higuera do të ketë një errësirë totale.

“Ne shpresojmë që kjo do bëjë qytetin tonë një atraksion turistik”, ka thënë kryebashkiaku Yerko Galleguillos.

Një eklips solar ndodh kur Hëna kalon ndërmjet Tokës dhe diellit dhe bllokon totalisht dritën e diellit.

(Kosova Sot Online)