Hija e një figure të çuditshme fotografohet në sipërfaqen e hënës

  • 03 July 2019 - 09:11
Hija e një figure të çuditshme fotografohet në sipërfaqen e hënës

Një fotografi e bërë në hënë, në të cilën shihet një hije në formë njeriu, është postuar në internet. Përkundër faktit që deri më tani janë postuar një sërë fotografish të çuditshme, të cilat besohet që janë bërë një hënë, kjo fotografi e hijes së njeriut pa dyshim që është më e çuditshmja.

Kjo pamje për herë të parë është postuar në 'YouTube' nga përdoruesi me nofkën 'wowforreeel', ndërsa më vonë ka pushtuar lajmet kryesore nëpër agjencitë e ndryshme, ku shihet fotografia e humanoidit.  

Përkundër teorive të shumta që janë dhënë nga ana e astronomëve dhe nga ana e ekspertëve të dukurive paranormale, ende nuk është bërë e qartë se çka ka shkaktuar këtë hije në sipërfaqen e hënës.

(Kosova Sot Online)