'Curiosity' feston ditëlindjen e dytë, dy vjet plot evidenca për jetën në Mars

  • 03 July 2019 - 09:12
'Curiosity' feston ditëlindjen e dytë, dy vjet plot evidenca për jetën në Mars

Në librin e botuar në vitin 1971, me titull 'Jeta në Mars', të shkruar nga David Bowie, shtrohej pyetja 'A ka jetë në Mars? Tani, duke iu falënderuar 'Curiosity'-t, që tashmë janë bërë dy vjet prej lansimit të tij në planetin e kuq, ne i jemi afruar shumë përgjigjes që ishte shtruar para më shumë se 40 vitesh.

Përgjatë këtyre dy viteve, janë gjetur një sërë përbërësish, për të cilët besohet që kanë mbështetur jetën në të kaluarën. Këto gjetje bëjnë të mendohet që në të kaluarën ka ekzistuar jeta në planetin Mars. Gjithashtu, është bërë e ditur që në planetin e kuq më herët ka rrjedhë ujë. 

Shkëmbinjtë e lëmuar tregojnë për prezencën e lumit në Mars. Shkencëtarët besojnë që uji është shumë i rëndësishëm për vlerësimin nëse një zonë është e banueshme apo jo, andaj edhe thuhet që është elementi kryesor për jetë në një planet të caktuar.

Brenda këtyre dy viteve janë gjetur një sërë evidencash, që në të kaluarën kanë ekzistuar kushtet për jetë në Mars, ndërsa tani pritet që në vitet në vijim shkencëtarët të përparojnë edhe më tej në hulumtimet e tyre.

(Kosova Sot Online)