Zogjtë gjigantë, që kanë terrorizuar Australinë në vitin 1920

  • 04 July 2019 - 09:00
Zogjtë gjigantë, që kanë terrorizuar Australinë në vitin 1920

Zogjtë gjigantë, që ndryshe quhen edhe ‘zogj të vetëtimës’, janë pjesë shumë e rëndësishme e historisë. Ka pasur raporte të ndryshme përgjatë historisë, që tregojnë për zogjtë, të cilët kanë qenë aq të mëdhenj sa që kanë pasur mundësi të bartin një njeri.

Për herë të fundit për shfaqjen e tyre ka raportuar një djalosh, i cili ka qenë duke u kthyer në shtëpi bashkë me motrën e tij, pas një vizite te fqinjët dhe rrugës kishte vërejtur një zog shumë të madh në kodrën që shtrihej përballë shtëpisë së tyre.

Ai e ka përshkruar zogun si shumë të madh, të paktën katër herë më i madh sesa shqiponja gjigante, dhe ka thënë që pas pak sekondash në afërsi të tij ishte afruar edhe një zog tjetër, pak më i vogël.

Djaloshi ka thënë që zogjtë kishin komunikuar me njëri-tjetrin, nëpërmjet disa zërave të llahtarshëm. Të nesërmen, djaloshi, bashkë me babanë e tij, kishin vërejtur që në vendin ku ishin ndalur zogjtë ishte tharë bari! 

(Kosova Sot Online)