A e kanë shpëtuar botën krimbat parahistorikë?

  • 04 korrik 2019 - 09:04
A e kanë shpëtuar botën krimbat parahistorikë?

Njerëzit modernë dhe format e tjera komplekse të jetës mund të mos kishin ekzistuar kurrë nëse nuk do të ishin zhvilluar një seri ngjarjesh para qindra miliona vitesh, të cilat i kanë kontribuuar rregullimit të nivelit të oksigjenit në oqeanet e botës.

Para rreth 570 milionë vitesh, kur organizmat shumëqelizorë sapo kishin filluar të shfaqen, sasia e oksigjenit në ujëra ka pasur një rëndësi shumë të madhe.  

Tani, shkencëtarët besojnë që çelësi kryesor për arritjen e balancës ka qenë sjellja e një lloji krimbash, të cilët ishin futur në oqeane dhe në momentin kur kishin rënë në kontakt me oksigjenin ishte krijuar fosfati, që ka qenë i domosdoshëm për rritjen e algave dhe krijesave të tjera ujore që kryejnë procesin e fotosintezës.
Kështu, sa më shumë krimba që futeshin në oqeane, aq më shumë oksigjen lirohej, duke bërë që krimbat t’i kontribuojnë në masë të madhe krijimit të oksigjenit në oqeane.

(Kosova Sot Online)