A është marrë nga UFO-t piloti australian në vitin 1978?

  • 05 July 2019 - 09:08
A është marrë nga UFO-t piloti australian në vitin 1978?

Fred Valentich ka qenë duke udhëtuar me aeroplanin e tij, në një fluturim rutinor mbi qiellin e Australisë, kur i kishte raportuar kontrollit të trafikut që ka vërejtur një objekt fluturues në afërsi të tij, i cili, sipas pilotit, nuk ka qenë aeroplan.

Pak minuta pas kësaj bisede, lidhja me të ishte shkëputur dhe aeroplani ishte zhdukur, për t’u mos u gjetur kurrë më, deri në ditët e sotme.

Megjithatë, tani, 36 vite pas incidentit, në skenë ka dalë një fermer, i cili pretendon që ka parë aeroplanin e tipit ‘Cessna’, të njëjtin sikur të Valentich-it, dhe e kishte vërejtur që ai është duke rrjedhur nga motori. Ai e kishte parë që aeroplani ishte tërhequr poshtë nga një objekt i çuditshëm, mirëpo në atë kohë kishte hezituar të flasë, nga frika që shokët do të talleshin me të.

Tani, investiguesi i aktiviteteve paranormale, George Simpson, ka thënë që fermeri në fjalë, mund të jetë çelës për gjetjen e pilotit që ishte zhdukur para afro katër dekadash.

(Kosova Sot Online)