Familja nga Pensilvania kujton takimin me UFO-t

  • 05 korrik 2019 - 09:14
Familja nga Pensilvania kujton takimin me UFO-t

Një dëshmitar nga Pensilvania ende e kujton momentin kur në muajin gusht të vitit 1974, në oborrin pranë shtëpisë së tij në Indiana kishte zbarkuar një UFO, nga e cila kishin dalë një grumbull krijesash të çuditshme. Ai dëshminë e tij e ka dhënë në Qendrën për Identifikimin e Aktiviteteve Paranormale, në dosjen me numrin 58760.

Në raportin e dëshmitarit shkruhej: “Në një mbrëmje gushti, të vitit 1974, nëna ime ishte zgjuar nga gjumi dhe kishte dalë në dritare. Mirëpo, ajo ishte tmerruar kur kishte vërejtur që në skajin e oborrit të shtëpisë sonë, gjendej një objekt në formë sferike, i rrethuar me drita të çuditshme. Ajo kishte vrapuar në dhomën time, dhe, ndonëse nuk i besoja fare, kur kam dalë në dritare, edhe unë jam bërë dëshmitar i atij objekti.  

Në fakt, teksa ne shikonim nga brenda, nga objekti patën dalë pesë krijesa të çuditshme, të gjitha në madhësi të njëjtë. Krijesat patën qëndruar për rreth tetë minuta në oborrin tonë, para se të hipnin në objektin e tyre fluturues dhe të zhdukeshin pa gjurmë”.

(Kosova Sot Online)