UFO në malin Salem, në Karbondejll të Amerikës

  • 05 July 2019 - 09:18
UFO në malin Salem, në Karbondejll të Amerikës

Tregimi ka filluar në një të shtunë të muajit nëntor të vitit 1974 kur tre adoleshentë kishin vërejtur një top të madh të kuq, i cili kishte rënë nga qielli dhe ishte përplasur në një minierë lokale pranë Malit Salem.

Policët të cilët kishin mbërritur në vendin e ngjarjes, kishin parë një dukuri shumë të çuditshme. Në vendin ku djelmoshat kishin thënë që ka rënë topi i zjarrtë, ishte krijuar një lloj shkëlqimi i çuditshëm, që kishte zgjatur për plot nëntë orë.  

Në ditët në vijim, tregimi për UFO-n që kishte rënë në Malin Salem kishte pushtuar revistat edhe mediet lokale. Dhe, ndonëse prej asaj kohe nuk është bërë e ditur se a ka qenë më të vërtetë UFO krijesa që kishte shkaktuar gjithë atë ‘stuhi’, tregimi për UFO-n në malin Salem, ende vazhdon të tregohet, ndonëse kanë kaluar plot 40 vite.

(Kosova Sot Online)