Institucionet në Kili nuk shohin rrezik nga UFO-t

  • 06 July 2019 - 09:58
Institucionet në Kili nuk shohin rrezik nga UFO-t

Në një mbledhje të Qeverisë në Kili, e cila është mbajtur në këtë javë, është ardhur në përfundim që UFOt nuk paraqesin rrezik për aeroplanët dhe fluturaket e tjera.

Në mbledhje, përveç drejtorit të Departamentit të Aviacionit Civil, Ricardo Bermudez, kanë marrë pjesë edhe nëntëmbëdhjetë ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët kanë biseduar për ndikimin që mund ta kenë UFO-t, nëse ato ekzistojnë, në trafikun ajror të këtij shteti. 

Kili është njëri ndër shtetet me më së shumti raportime për shfaqjet e UFO-ve, megjithatë pjesëmarrësit në mbledhje, në mesin e të cilëve ka pasur astronomë, fizikanë nuklear dhe oficerë të sigurisë, pas diskutimeve të gjata, kanë ardhur në përfundim që shteti i tyre nuk është i rrezikuar nga prania e UFO-ve dhe atë në asnjë sferë të jetës.

(Kosova Sot Online)