‘Fantazma’ që nuk ka arritur ta shpjegojë as Houdini

  • 06 July 2019 - 09:59
‘Fantazma’ që nuk ka arritur ta shpjegojë as Houdini

Në prill të vitit 1923, Houdini kishte shkuar për vizitë në Tempullin e Parë Shpirtëror në Los Anxhelos për të investiguar një fenomen që kishte shkaktuar bujë të madhe. Para se të shkonte në tempull, ai kishte shikuar një sërë fotografish, mirëpo, me dyshimin që fotografitë ishin modifikuar me qëllim, ai kishte marrë fotografin e tij me vete dhe kishte shkuar për t’i nxjerrë disa fotografi.

Fotografi i tij kishte realizuar gjithsej dhjetë fotografi të një perdeje të zezë, që qëndronte varur, për të cilën dyshohej që ishte pushtuar nga fantazmat. Pas hulumtimit, Houdini kishte ardhur në përfundim që të gjitha fotografitë ishin normale, përveç njërës, e cila vërehej që përshkohej nga një dritë, origjina e së cilës ishte shumë e dyshimtë.  

Ndonëse kishte kaluar një kohë të gjatë duke analizuar fotografinë, Houdini ishte dorëzuar para fenomenit, për të cilin ka thënë që kurrë nuk e kishte parë më herët. Shpjegim: Houdini ka qenë investigues i dukurive paranormale nga Amerika.

(Kosova Sot Online)