Artisti në FBI që i vizatonte të vdekurit

  • 06 July 2019 - 13:00
Artisti në FBI që i vizatonte të vdekurit

Gene O’Donnell mendon që ka parë gjithçka gjatë 32 viteve të tij, sa ka punuar si artist mjeko-ligjor në FBI. Ai i ka vizatuar shumë të dyshuar, në mesin e të cilëve ka pasur spiunë, vrasës dhe madje edhe vrasës në tentativë të presidentëve. Megjithatë, disa raste më specifike janë ato që i kujtohen fare mirë artistit.

‘Ka pasur raste të atilla kur agjentët kanë ardhur tek unë, pa pasur ndonjë të dyshuar dhe pa arritur ta japin ndonjë përshkrim dhe unë është dashur ta kryej punën time, ta vizatoj personin që ka shkelur ligjin’, ka thënë ai. Ai thotë që psikikës i është dhënë një rëndësi e madhe nga ana e agjencisë, me anë të së secilës kanë arritur të zgjidhen disa raste.

Të gjitha këto gjëra shpjegohen në librin e 61-vjeçarit, i cili nuk është publikuar kurrë. Një herë një agjent i kishte shpjeguar një rast O’Donnell-it, duke i thënë që një gruaje janë duke iu shfaqur imazhe të ndryshme, të cilat duken shumë të pakuptimta.‘Ajo ka parë fytyrën e një personi kur ka qenë duke bërë dush si dhe ka pasur raste kur ka parë fytyrën e një femre bionde.  

Ajo mendon që dikush e ka vrarë vajzën e re, e cila po i shfaqet kohë pas kohe, andaj edhe kjo e fundit po mundohet t’ia shpjegojë asaj se kush e ka vrarë’. Pas përshkrimeve të marra nga agjenti në fjalë dhe pas bashkëbisedimeve me gruan, O’Donnell kishte vizatuar një figurë të një burri, në bazë të përshkrimeve të gruas që kishte parë nga vajza fantazmë dhe vetëm një javë më vonë FBI-ja kishte raportuar që kishin kapur një burrë të dyshuar për vrasje, i cili ngjante shumë me personin që kishte vizatuar O’Donnell.

“Unë mendoj që FBI-ja kurrë nuk e ka pranuar që merr për bazë dukuritë psikike, mirëpo ajo kohë pas kohe bazohet në këto dukuri”, ka shtuar O’Donnell. Një tjetër rast, të cilin O’Donnell e kujton me shumë nostalgji, është ai i vitit 1993, kur ai kishte arritur të vizatojë një person të vdekur. Duke pasur përpara vetëm skeletin e personit të vdekur, O’Donnell, i përcjellë nga një antropolog, kishte arritur ta vizatojë njeriun, i cili tetë muaj më vonë ishte identifikuar.

Dhe pamjet nga fotografia e tij e mëhershme dhe nga vizatimi i artistit pothuajse nuk dallonin fare. Në të njëjtin vit, O’Donnell kishte ndihmuar edhe në gjetjen e zyrtarëve që kishin planifikuar vrasjen e George H.W. Bush, tentativë që fatmirësisht nuk kishte përfunduar me fatalitet.

Ai ishte thirru në Kuvajt për t’i intervistuar dy të dyshuar dhe pasi që i kishte dëgjuar ata për afro një orë, ai kishte bërë një vizatim ku kishte përshkruar siç është më së miri, dy kokat që kishin planifikuar vrasjen e presidentit të atëhershëm. Megjithatë, përkundër një kontributi të madh, të dhënë nëpërmjet përdorimit të aftësive të mëdha psikike, O’Donnell vazhdon të jetë modest, duke thënë që ndihet shumë i lumtur që ka mundur të japë kontribut për shtetin e tij, ndonëse në një mënyrë shumë të pazakontë.

(Koosva Sot Online)