Qytetet antike majane janë gjetur në xhunglën meksikane

  • 08 July 2019 - 10:01
Qytetet antike majane janë gjetur në xhunglën meksikane

Në një vend në xhunglën e Meksikës janë gjetur gërmadhat e një qyteti të lashtë, të cilat kanë qenë të futura aq thellë në xhungël, saqë ka qenë pothuajse e pamundur që të gjenden më herët. Gërmadhat e qytetit majan janë gjetur në afërsi të Çaktunit, një qytet tjetër majan, që është gjetur në vitin 2013 gjatë një ekspedite të mëhershme.

Në mesin e gërmadhave që sapo janë gjetur, ka një numër të madh piramidash, mbetjet e një pallati antik dhe një gurë i madh në hyrje, i skalitur në formë të nofullës së një krijese të madhe. Ata janë gjetur në xhungël, në një hapësirë që është shumë vështirë të eksplorohet.  

‘Në xhungël mund të jesh fare afër një vendi dhe të mos e vëresh që në të ka pasur jetë. Dy qytetet e reja hapin polemika të reja për kulturën majane dhe ndikimin e artefakteve të gjetura për historinë e popullit majan’, ka thënë Sprajc, i cili ka bërë zbulimin e qytetit në vitin 2013.

(Kosova Sot Online)