Në afërsi të Stacionit Hapësinor janë incizuar disa UFO

  • 08 July 2019 - 11:30
Në afërsi të Stacionit Hapësinor janë incizuar disa UFO

Më 4 gusht të këtij viti, hulumtuesit e UFO-ve në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar kanë parë disa objekte të bardha teksa kanë qenë duke shikuar kamerat mbikëqyrëse në NASA. Scott Waring nga ‘UFO Sightings Daily’ ka qenë i pari, i cili ka folur për shfaqjen e objekteve misterioze, të cilat ai i ka quajtur ‘disqe shkëlqyes’.

Në njërën nga tri videot e incizuara nga kamerat mbikëqyrëse të NASA-s kanë kapur një objekt me ngjyrë të bardhë, i cili sa shkonte e bëhej më i madh, sikurse edhe disqet e tjera përreth.  

Videot janë incizuar dhe janë publikuar gjatë javës së shkuar, dhe kanë ngjallur debate të shumta rreth origjinës së tyre.

(Kosova Sot Online)