Nëna e vdekur e ndihmoi të bijën gjatë lindjes

  • 08 July 2019 - 14:19
Nëna e vdekur e ndihmoi të bijën gjatë lindjes

Clover Stroud ka qenë shtatzënë, gjë që nuk është e pazakontë, sidomos kur dihet që ajo ka pasur edhe tre fëmijë të tjerë. Në kohën kur ajo ka qenë shtatzënë me fëmijën e katërt, nëna e saj ka qenë në një gjendje shumë të keqe, për shkak të një aksidenti që kishte pësuar, i cili e kishte lënë këtë të fundit në një gjendje shumë të rëndë, të paaftë për t’u kujdesur për veten. Ndërsa, kur Clover ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, nëna e saj kishte vdekur. Problemet e Clover-it Shtatzëninë e saj pas vdekjes së nënës ajo e përshkruan duke thënë: ‘Vdekja e saj më pati shkatërruar, mirëpo u pata përqendruar që të gjeja pak forcë për ta sjellë edhe fëmijën tim të katërt në jetë’. Kur ishte në javën e 38-të të shtatzënisë, Clover kishte shkuar në spital, mirëpo, përkundër faktit që pranë kishte bashkëshortin dhe maminë, ajo ndihej shumë e vetmuar.

‘Kisha dëshirë të çlirohesha dhe të shkoja në një vend me personat e mi të dashur, ndihesha shumë e vetmuar. Mirëpo, pikërisht në atë moment, ndjeva që edhe një person tjetër ishte në dhomë’. Teksa ajo kishte soditur personin në fjalë, e cila ishte veshur me një fustan të gjatë prej xhinsi, ajo kishte vërejtur që mënyra, se si kjo grua e kishte lidhur rripin në bel, ishte shumë e njohur. Në fakt, pasi që e kishte shikuar mirë, e kishte kuptuar që gruaja në fjalë ishte nëna e saj e vdekur. Ajo dukej sikur në moshën e rinisë, shumë kohë para aksidentit. Më pas nëna i kishte buzëqeshur dhe i kishte thënë: ‘Eja tek unë, afrohu. Eja dhe takohu me mua’. Ajo nuk e kishte dëgjuar zërin e së ëmës për shumë vite. Procesi i lehtë i lindjes Në atë moment kishte filluar të ketë dhimbje dhe nëna e saj menjëherë i kishte thënë: ‘Unë jam këtu, vetëm eja në drejtimin tim’.

Bashkëshorti i Clover-it dhe mamia nuk kanë qenë në dijeni të faktit, që edhe një person tjetër është në dhomë. ‘Pasi që mendoja që jam duke përjetuar halucinacione, pata vendosur që t’i afrohesha dhe pikërisht në atë moment ajo më pati buzëqeshur ëmbël, duke ma hequr frikën. Kur ajo më buzëqeshi, të gjitha dhimbjet e mia u larguan, ndërsa, pak minuta më vonë u largua nga dhoma. Fëmijën e katërt e kam lindur më së lehti, me shumë pak dhimbje. Unë e di që takimi me nënën time të vdekur është shumë vështirë i shpjegueshëm, mirëpo ky përjetim më ka bërë të mendoj për ekzistencën e shpitit’. 


(Kosova Sot Online)