Mjegulla që për 4 ditë mbyti 12 mijë njerëz

  • 09 July 2019 - 08:20
Mjegulla që për 4 ditë mbyti 12 mijë njerëz

Mbi 12.000 persona vdiqen dhe 150.000 të tjerë përfunduan në spital pas një mjegulle në Londër që në vitin 1952.

Ndoshta në shikim të parë dhe është shumë e çuditshme që shkencëtarët po hetojnë se çfarë ka ndodhur në atmosferë më shumë se gjashtë dekada më parë, veçanërisht kur marrim parasysh se gjithçka po ndodh në atmosferën e Tokës në këtë kohë.

Megjithatë, nuk thuhet kot se historia është mësuesja e jetës dhe vetëm studimi i ngjarjeve të kaluara mund të ndihmojë të parandalohen katastrofa të ngjashme në të ardhmen

Kjo është arsyeja pse shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit studiuan një mjegull vdekjeprurës që ra për disa ditë në Londër më 1952. Së pari u shfaq më 5 dhjetor dhe u zhduk katër ditë më vonë.

Mjegulla la 12.000 njerëz të vdekur, rreth 150.000 të tjerë përfunduan në spitale dhe askush nuk e di sa kafshë kanë ngordhur brenda atyre katër ditëve.

Disa vjet më vonë, ligjet më të rrepta të ndotjes së ajrit u miratuan, por vetë shkaku nuk është ndriçuar deri tani.

Renyi Zhang dhe ekipi i tij pranuan një punë të vështirë. Ata zbuluan se dyoksidi i azotit reagoi kimikisht me dyoksid squfurin relativisht duke prodhuar acidin vdekjeprurës sulfurik.

“Për një kohë të gjatë ka qenë e njohur se sulfatet janë një pjesë e madhe e mjegullës, dhe grimcat e acidit sulfurik janë prodhuar nga dyoksidi i squfurit që del nga oxhaku i shtëpive dhe termocentraleve të qymyrit”, tha Zhang, raporton Business Insider.

Ai gjithashtu vuri në dukje se deri më tani nuk ishte plotësisht e qartë se si dyoksidi i squfurit u konvertua në acid sulfurik.

Ata kanë identifikuar mekanizmat korrekte të reagimeve kimike dhe Zhang thotë se mjegulla natyrore endemike e Londrës përreth lumit Thames luajtën një rol të madh.

Nivelet e ngjashme të ndotjes ndodhin në Kinë, por asnjë rast i ngjashëm i mjegullës vdekjeprurëse nuk është raportuar deri më tani.

Studiuesit tani shpresojnë se të kuptuarit e shkaqeve të mjegullës vdekjeprurëse të Londrës do të ndihmojë qytetet e tjera të luftojnë kundër ndotjes.

(Kosova Sot Online)