Një fshat i tërë i pushtuar nga fantazmat

  • 09 July 2019 - 09:18
Një fshat i tërë i pushtuar nga fantazmat

Fantazmat nëpër shtëpitë publike, dukuritë mbinatyrore dhe hapat fantazmë, janë vetëm disa nga ngjarjet që shpesh kanë ndodhur në Kirkalldi. Të gjitha këto dukuri të çuditshme janë mbledhur në një libër të vetëm nga investiguesi i dukurive paranormale, Gregor Stewart, në librin 'Kirkalldi i pushtuar'.

Mirëpo, pak kohë para publikimit të këtij libri, që do të bëhet më 31 gusht, babai i dy fëmijëve u ka thënë gazetarëve që ka qenë shumë e vështirë për të që të hulumtojë në të kaluarën e errët të fshatit. 'Kam qenë i befasuar nga ajo sesa e vështirë ka qenë për mua që t'i bashkojë të gjitha tregimet.  

'Fillimisht kam menduar që do të më duhet të kalojë orë të tëra, duke hulumtuar bibliotekat antike për të zbuluar dokumentet e vjetra, mirëpo, më pas e kam kuptuar që njerëzit e asaj ane kishin dokumentuar shumë pak nga eksperiencat e tyre, ndonëse nuk kanë qenë të mangëta'.

Njëri nga tregimet që ai e ka përshkruar në libër është i vitit 1828, kur qindra njerëz kishin shkuar në kishë për të dëgjuar predikuesin, Rev Edward Irving duke mbajtur ligjëratë. Më të filluar ligjërata, muret e kishës ishin shembur duke shkaktuar vdekjen e 24 personave, ndërsa më shumë se 150 të tjerë kishin mbetur të lënduar, përkundër faktit se muret e kishës ishin pothuajse të reja.

(Kosova Sot Online)