A kanë alienët bazë në hënë?

  • 10 July 2019 - 08:56
A kanë alienët bazë në hënë?

Teoria që jeta në hënë ekziston dhe qeveritë e shteteve të fuqishme janë duke e mbajtur sekret këtë informatë është një teori që ekziston tash e një kohë të gjatë. Një pamje, e cila është bërë publike nga një entuziast i jashtëtokësorëve, pretendohet të jetë dëshmi për ekzistencën e një baze të alienëve në hënë.

Pamja, e cila është postuar në internet nga Scott Waring, tregon një hije të errët, për të cilën Waring thotë që ka një strukturë të mrekullueshme dhe thotë që është ‘një bazë në hënë’, e cila përdoret nga speciet e ndryshme jashtëtokësore.  

Ai madje ka shkuar edhe më tej për të postuar koordinatat e vendit të saktë, ku besohet të gjendet kjo bazë, duke u dhënë mundësi edhe entuziastëve të tjerë që ta shikojnë.

Waring ka thënë: ‘Vetëm në pjesën e prapme mund të shihen shtatë apo tetë kënde të drejta. Në anën e përparme të tij është një kodër e madhe, e cila bën që ajo pjesë të jetë gjithmonë nën hije’.

(Kosova Sot Online)