Ekzorcisti nga Vatikani: Hitleri ka qenë i pushtuar nga djalli

  • 10 July 2019 - 08:58
Ekzorcisti nga Vatikani: Hitleri ka qenë i pushtuar nga djalli

Djalli është një krijesë për të cilën njerëzit mendojnë zakonisht gjatë natës së shtrigave dhe me të cilin nuk merren gjatë ditëve të tjera të vitit. Mirëpo, kur personi i cili merret me ekzorcizëm, prifti Gabriele Amorth në Vatikan kishte thënë që mendon që Hitleri dhe Stalini kanë qenë të pushtuar nga djalli, deklarata e tij kishte pushtuar ballinat e të gjitha gazetave të mëdha nëpër botë.  

I cilësuar si ekzorcisti me më së shumti përvojë, Ati Amorth i kishte paralajmëruar dëgjuesit e ‘Vatican Radio’ që djalli mund t’i pushtojë edhe grupet e ndryshme të njerëzve, pra jo vetëm individët e ndryshëm.

 “Jam i bindur që nazistët kanë qenë të pushtuar nga djalli. Nëse dikush e mendon atë që kanë bërë Stalini dhe Hitleri, atëherë automatikisht do ta kuptojë që ata kanë qenë të pushtuar. Kjo gjë mund të vërehet në veprimet e tyre, në sjelljet e tyre dhe në tmerrin që kanë shkaktuar”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)