Janë gjetur piramida nënujore në Kubë

  • 10 July 2019 - 09:00
Janë gjetur piramida nënujore në Kubë

Dy shkencëtarë të famshëm, Paul Weinzweig dhe Pauline Zalitzki, kanë zbuluar piramida nën ujërat e Kubës. Në mesin e objekteve, të cilat janë gjetur nën ujë nga shkencëtarët, ka edhe rrënoja të ndërtesave të ndryshme, që bëjnë të mendohet që në atë hapësirë në të kaluarën ka ekzistuar një qytet.

Ata kanë përdorur nëndetëse për t’i gjetur piramidat e mëdha, për ndërtimin e së cilave ishin përdorur gurë me peshë prej qindra tonësh.

Ata kanë arritur të gjejnë gurë të renditur në formë të ‘Stonehenge’-t, ndërsa në gurët e gjetur ishin të shkruar disa mesazhe.

Shkencëtarët i kanë proceduar të gjitha gjetjet e tyre dhe kanë thënë që piramidat e gjetura janë tri herë më të mëdha sesa Piramidat e Keopsit.

(Kosova Sot Online)