E rrallë: Gruaja lind foshnjën nga mitra e transplantuar nga një e vdekur

  • 10 korrik 2019 - 09:29
E rrallë: Gruaja lind foshnjën nga mitra e transplantuar nga një e vdekur

Një grua në Shtetet e Bashkuara e ka lindur foshnjën të cilën e mbante në mitrën e transplantuar nga një dhuruese që kishte vdekur. Lindja e parë e këtij lloji në ShBA u realizua në një klinikë në Cleveland.

Transplantimet e mitrave ua kanë mundësuar dhjetëra grave të mbesin shtatzëna dhe të lindin fëmijë, por zakonisht mitrat dhurohen nga personat e gjallë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë më fëmijë.

Sidoqoftë, vajza e vogël, e cila u lind në qershor, është e veçantë. Nëna e saj e mori mitrën e transplantuar nga një grua e vdekur. Ky rast u ka dhënë shpresë shumë grave që nuk mund të lindin për shkak të problemeve me mitër. 

Sipas statistikave, një në 500 gra në botë nuk mund të lindin fëmijë për shkak të ndërlikimeve të ndryshme në mitër.

Kjo mitër i ishte transplantuar gruas në fund të vitit 2017, ndërsa ajo mbeti shtatzënë në fund të vitit 2018 përmes pllenimit artificial.

“Nuk mund të kërkojmë rezultat më të mirë. Gjithçka shkoi mirë. Nëna dhe foshnja janë në gjendje shumë të mirë”, tha Uma Perni, specialiste e gjinekologjisë në Cleveland.

Kjo klinikë i ka kryer pesë transplantime të mitrës deri tash dhe tri prej tyre kanë dhënë rezultat pasi gratë kanë mbetur shtatzëna, shkruan “Daily Mail”.

Image

(Kosova Sot Online)