Legjenda për UFO-n në Pensilvani

  • 11 July 2019 - 09:14
Legjenda për UFO-n në Pensilvani

Në një natë nëntori të vitit 1974, tre adoleshentë kishin ndezur një zjarr të madh në një pyll në Pensilvani dhe më pas ishte shpërndarë legjenda për praninë e UFO-ve, legjendë që vazhdon të tregohet dhe të besohet edhe pak 40 viteve.

Djemtë, në mesin e të cilëve ka qenë edhe Robert Gillette Jr., më 9 nëntor të vitit 1974 kishin raportuar që kanë parë një top të kuq që ka fluturuar mbi Malin Salem dhe ka rënë në një minierë të afërt. 

Drita në mal kishte shkëlqyer për plot nëntë orë, ndërsa, pasi që policia kishin dalë në vendin e ngjarjes ditën e nesërme, kishin vërejtur që ‘UFO’ kishte shkaktuar një dëm të madh në mal.

Ndonëse, 25 vite pas aksidentit, një prej adoleshentëve e kishte pranuar që ata e kishin ndezur zjarrin, legjenda e për UFO-n në Malin Salem vazhdon të tregohet.

(Kosova Sot Online)