Radio-sinjali, mister edhe pas 40 vitesh

  • 12 July 2019 - 09:24
Radio-sinjali, mister edhe pas 40 vitesh

Më 15 gusht të vitit 1977, SETI (Qendra kërkimore për inteligjencë jashtëtokësore) kishte pranuar një radio-sinjal me kohëzgjatje prej 72 sekondash. Astronomi Jerry Ehman kishte parë sinjalin në fjalë dhe kishte shkruar fjalën “Wow!”, duke ia vënë emrin të cilin edhe sot e kësaj dite e mban ky sinjal.

Sinjali erdhi nga yjësia e Shigjetarit, që gjendet afër qendrës së galaktikës. Sinjali, i cili dukej se përbëhej nga gjashtë simbole, 6EQUJ5, nuk dihej se çfarë domethënieje kishte. Ky zbulim bëri bujë të madhe, por meqë më pas nuk pati asnjë sinjal tjetër, njerëzit filluan ta humbnin shpresën se sinjali ishte tentim i jashtëtokësorëve për të vënë kontakt me ne. 

Sido që të jetë, edhe 37 vjet më pas, ky sinjal vazhdon që të mbetet mister, duke ngacmuar imagjinatën e shumë adhuruesve të alienëve dhe UFOve. Ekspertët thonë se, nëse ndonjëherë edhe marrim ndonjë sinjal nga alienët, atëherë ai ka të ngjarë që të jetë i ngjashëm me sinjalin “Wow!”.

(Kosova Sot Online)