UFO-ja mbi kështjellën mesjetare

  • 12 July 2019 - 09:27
UFO-ja mbi kështjellën mesjetare

Ajo që nisi si një eksplorim i thjeshtë i një kështjelle mesjetare në Holandë, mori një kthesë bizare për një holandeze, e cila insiston se ka parë një UFO atje. Corrine Federer, 43 vjeçe, menaxhere e biznesit dhe fotografe amatore, kishte me vete një fotoaparat profesional, me të cilin kishte bërë foto të shumta gjatë vizitës në Kështjellën mesjetare “Muiderslot” në periferi të Amsterdamit.

Ajo në fillim nuk vërejti asgjë të jashtëzakonshme, por kur i shikoi fotot më pas, vërejti një objekt të çuditshëm në njërën nga fotot. “Objekti kishte formë gypore, me një shtesë në formë të shkronjës S.  

Sikur kjo të ishte ndonjë fluturake konvencionale, atëherë ne do të dëgjonim zhurmën e saj, meqë ishte tepër afër. Por, ne nuk dëgjuam asgjë. Ishte qetësi e plotë”, thotë ajo. Shpjegimi i vetëm, sipas saj, është se objekti në foto ishte UFO.

(Kosova Sot Online)