Mbyllet restoranti kanibal, shërbente koka të pjekura

  • 12 July 2019 - 09:28
Mbyllet restoranti kanibal, shërbente koka të pjekura

Policia ka arrestuar 11 njerëz dhe ka mbyllur një restorant, pasi që aty ishin gjetur dy koka njerëzish, të mbështjella me celofan. Restoranti ishte i njohur për shkak se shërbente mish njeriu.

Kishte qenë një informatë anonime ajo që kishte vënë në lëvizje policinë në Anambra të Nigerisë, ku u arrestuan personat dhe u konfiskuan disa kallashnikovë dhe armë të tjera. Autoritetet bëjnë me dije se mishi i njeriut shërbehej si delikatesë dhe se në meny gjendej edhe koka e pjekur e njeriut.  

Një prift i cili kishte ngrënë në këtë restorant, pa e ditur se aty shërbehej mish njeriu, thotë se është shumë i shqetësuar rreth asaj se në çka është duke u shndërruar bota në një kohë kur ka njerëz që shesin mish njeriu, pa pasur as edhe brejtjen më të vogël të ndërgjegjes.

(Kosova Sot Online)