Gjërat që ua fusin frikën në palcë (1)

  • 12 korrik 2019 - 15:01
Gjërat që ua fusin frikën në palcë (1)

Deri tani ju kemi folur rreth shtëpive të pushtuara dhe njerëzve të xhindosur. Por, shpirtrat mund të pushtojnë edhe gjësende të tjera, të cilat më pas shndërrohen në mishërim të frikës dhe tmerrit 

Bastuni fantazmë

A do të jepnit 65.000 dollarë për një bastun të metalit, që ecën vetë? Sidomos nëse ai është i pushtuar nga djajtë? Bastuni fantazmë ishte nxjerrë në shitje në “eBay” nga Mary Anderson, një grua nga Indiana, e cila shpresonte se kjo shitje do ta zbuste frikën e djalit të saj 6-vjeçar, i cili kishte filluar të besonte se shpirti i gjyshit të tij të vdekur kishte pushtuar shtëpinë. Djali frikësohej pa masë nga bastuni, duke insistuar se ai ecte vetë, pa e prekur kush. Ky bastun mori 132 oferta në “eBay” dhe u ble nga një njeri i cili kishte blerë edhe një bërës të sandviçëve me pamje të virgjëreshës Mari. Koleksionist i frikshëm dhe interesant.

Djepi i mallkuar

150 vjet më parë, Jacob Cooley kishte urdhëruar skllavin e tij afrikan Hosea që t’ia bënte një djep për fëmijën e tij të parë. Hosea kishte punuar dhe kishte bërë një djep, i cili nuk i pëlqeu pronarit të tij. Ky i fundit e goditi për vdekje skllavin. Skllevërit e tjerë u zemëruan pa masë dhe vendosën që të hakmerreshin. Ata e lutën një magjistar që ta mallkonte djepin e pronarit. Kështu, gjatë viteve të ardhshme, në atë djep pronarit i vdiqën rrafsh 17 fëmijë. Ky djep mund të gjendet në Muzeun historik të Kentakit.

Unaza e Valentinos

Rudolph Valentino (1895-1926) ishte njëri ndër yjet më të mëdhenj të filmave pa zë të Hollivudit. Ai vdiq nga ulcera në moshën 31 vjeçare. Disa thonë se vdekja e tij e parakohshme ishte pasojë e një unaze të cilën e kishte blerë në vitin 1920. Unaza kishte një perlë të quajtur syri i tigrit. Një miku të tij, sapo e kishte parë atë unazë, iu kishte përfytyruar Valentino i vdekur. Dhe, ai vdiq brenda gjashtë viteve. Por, Valentino nuk ishte viktima e vetme e unazës. E dashura e tij, Pola Negri, u sëmur aq rëndë pasi që e vuri këtë unazë, sa që iu desh ta ndërpriste karrierën. Aktori i cili luajti rolin e Valentinos në një film biografik rreth tij, i cili e vuri unazën, u vra në një aksident me të shtëna. Lista vazhdon, por që nga vitet 1960 nuk dihet vendndodhja e kësaj unaze.

Piktura e mallkuar

Djaloshi që qanë është një pikturë e cila shihet gjithandej, e cila është bërë nga piktori Bruno Amadio dhe ishte tejet e popullarizuar gjatë viteve 1950, por edhe më vonë. Por, kjo pikturë tërhoqi vëmendjen edhe gjatë viteve 1980, kur tabloidi britanik “The Sun” kishte botuar një artikull, ku thuhej se zjarrfikësit kishin hasur në disa raste të djegies së shtëpive, ku vetëm kjo pikturë kishte shpëtuar pa u djegur. Për këtë shkak, asnjë zjarrfikës nuk guxonte ta mbante këtë pikturë në shtëpi, nga frika se mund të ndillte ndonjë zjarr. E ju? A e keni një pikturë të tillë, qoftë edhe si qëndisje, në shtëpi? (vijon neser) 

(Kosova Sot Online)