Kështu janë alienët, sipas shkencës

  • 15 July 2019 - 09:06
Kështu janë alienët, sipas shkencës

Seth Shostak, drejtor në Qendrën për Kërkim për Inteligjencë Jashtëtokësore (SETI), thotë që njerëzit janë në fakt shumë më pak të avancuar sesa alienët dhe se së shpejti njerëzit do të duhet të krijojnë super-qeniet e tyre si një racë dominuese.

Shostak, së bashku me Susan Schneider, shkroi në blogun e tij për SETI: “Disa biologë janë pajtuar me Hollivudin, dhe pretendojnë se procesi i evolucionit konvergjent do të tregojë se alienët mund të duken si ne”.

“Kjo nuk ka argument. Ka më shumë gjasa që civilizimet aliene të jenë një lloj i veçantë i krijesave superinteligjente – një gjendje kjo që tejkalon në çdo kategori atë çfarë njeriu mund ta menaxhojë: aftësitë sociale, kreativitetin shkencor, e kështu me radhë”, tha ai. 

Ai pret që edhe njerëzit do ta ndjekin këtë model të krijimit të super-qenieve në formën e Inteligjencës Artificiale – si alienët – krijim ky që do të ishte më transformuesi i shekullit 21, ose çdo shekulli në historinë e njerëzimit.

Logjikisht, thotë Shostak, alienët mund të kenë kaluar nëpër këtë tranzicion pasi njerëzit janë relativisht të rinj. “Duke marrë parasysh moshën e universit, disa prej këtyre makinave aliene do të mund të jenë miliona ose miliarda vjet më të avancuar se ne. Disa mund ta kenë arritur superinteligjencën me ndihmën e përmirësimeve biologjike në trupin e tyre”, thotë ai.

Image

Sapo të krijohet forma e parë e IA (Inteligjencës Artificiale), evolucioni i tyre do të jetë i shpejtë pasi ata janë në gjendje që të bëjnë makina më të mira dhe më të avancuara sesa ne njerëzit, tha 72 vjeçari.

(Kosova Sot Online)