Astronautët kanë gjetur jetë jashtë tokës, mirëpo nuk arrijnë ta shpjegojnë

  • 15 July 2019 - 09:25
Astronautët kanë gjetur jetë jashtë tokës, mirëpo nuk arrijnë ta shpjegojnë

Kozmonautët rusë kanë zbuluar diçka shumë të pazakontë jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, të cilat ata i kanë shpjeguar si organizma të gjallë. Krijesat mikroskopike janë parë teksa kanë qenë në lëvizje ndërsa shkencëtarët rusë janë tronditur nga zbulimi, mirëpo nuk kanë arritur ta shpjegojnë se si ka mundësi që një gjë e tillë të ketë ndodhur. 

Shkencëtarët thonë që, mikroorganizmi, të cilin e kanë identifikuar të jetë plankton deti, me shumë gjasë ka ardhur në stacionin hapësinor nëpërmjet anijes kozmike, mirëpo nuk po arrijnë ta shpjegojnë sesi ka mundësi që ky mikroorganizëm të jetë shumuar kaq shumë, në një hapësirë ku nuk është besuar të ketë jetë.

(Kosova Sot Online)