Zombit e Kinës

  • 15 July 2019 - 09:28
Zombit e Kinës

Nëse mendoni që koncepti i zombive është relativisht modern, atëherë duhet të mendoni përsëri, pasi që në kulturën kineze ka pasur tregime të shumta për krijesat të ngjashme me zombit. Në Kinë, zombit janë të njohur me termin ‘jiang-shi’, të cilat janë krijesa po aq të frikshme sa ato të perëndimit.

Nëse e përkthejmë në shqip, fjala ‘jiang-shi’ do të thotë ‘kufoma e ngurtë’. Andaj, edhe mund të themi që koncepti i tyre për zombit, ndonëse shumë më i lashtë sesa ai perëndimor, është shumë i ngjashëm me këtë të fundit.

Në Kinë, këto krijesa konsiderohen të pavdekshme,  të cilat janë gjithmonë në kërkim të gjahut, e gjahu i tyre është pikërisht gjaku i njerëzve, nëpërmjet të cilit thuhet që mbijetojnë. 

(Kosova Sot Online)