Katër misteret e pashpijegueshme, për të cilat shkenctarët nuk kanë shpjegim

  • 15 July 2019 - 14:17
Katër misteret e pashpijegueshme, për të cilat shkenctarët nuk kanë shpjegim

Nganjëherë është shumë e vështirë të besohet që ende ekzistojnë misteret e pashpjegueshme, për shkak të përparimeve të shumta që janë bërë në fushën e teknologjisë. Megjithatë, për habinë e të gjithëve, në botë ka shumë mistere, për cilat shkencëtarët nuk kanë asnjë shpjegim, e disa prej tyre i kemi renditur më poshtë: 

Count-i i pavdekshëm

A ka mundësi që një person të jetojë përgjithmonë? Pikërisht këtë gjë e pretendojnë disa njerëz, kur i referohen figurës historike të njohur si Count-i i Sën Zhermanit (Vëllait të Shenjtë), i cili pretendohet të ketë jetuar që prej fillimit të viteve 1600, përkundër faktit që disa të tjerë pretendojnë që ai ka jetuar që prej kohës së Jezu Krishtit. Megjithatë, ata që pretendojnë që ai ka jetuar kaq gjatë, thonë që ka jetuar nëpër periudha të ndryshme të historisë, duke u bërë pjesë e rëndësishme e ngjarjeve të mëdha. Thuhet që Count-i ka folur 12 gjuhë, ka luajtur në violinë, ka qenë një piktor i mirë, si dhe besohet të ketë qenë një njeri shumë i pasur. Për herë të fundit ai është shfaqur në vitet e 1970-ta, ndërsa sa herë që është shfaqur ka qenë në moshën 45-vjeçare.

 

Vrasësi serik ‘Jack Rrjepësi’

Jack-u është vrasësi serik më i njohur i të gjitha kohërave. Ai ka qenë më së shumti aktiv në vitin 1988, ku ka kryer një sërë krimesh në një zonë të varfër në Londër. Viktimat e tij kanë qenë kryesisht prostitutat, ndërsa disa prej tyre janë gjetur pak minuta, pasi që Jack-u ishte larguar nga skena e krimit. Ai ka gjetur kohën e mjaftueshme për të nxjerrë organet nga trupi i viktimave të tij, ndërsa pseudonimi i tij është bërë publik më 29 shtator 1988, kur në një letër për policinë lokale ai kishte shkruar që nuk do të ndalej së masakruari prostitutat, ndërsa, përkundër shumë përpjekjeve, kurrë nuk është bërë e ditur as edhe një detaj i vetëm për origjinën apo për numrin e viktimave të tij. 

Zhdukja e Frederick Valentich-it

Piloti 20-vjeçar, Frederick Valentich, ka qenë duke drejtuar aeroplanin për të marrë licencën e pilotit, në jug të Melburnit në Australi. Megjithatë, ai kurrë nuk kishte arritur në destinacionin e tij, ndërsa sinjali i fundit nga ai ishte marrë të shtunën e 21 tetorit të vitit 1906, duke u bërë kështu njëra nga zhdukjet më misterioze në historinë e aviacionit. Pak kohë para se sinjali i tij të këputej, ai kishte raportuar që ka parë katër drita të gjelbra pranë tij, duke e bërë zhdukjen e tij shumë më misterioze dhe të pashpjegueshme. 

Zhurma misterioze në Taos

Zëri misterioz i Taosit është një zë shumë i çuditshëm, i cili mund të dëgjohet në pjesë të ndryshme të botës. Ai është i ngjashëm me gërhitjen e një frigoriferi. Çuditërisht, shumë njerëz e dëgjojnë këtë zë dhe tmerrohen nga ai për shkak të faktit që zëri misterioz nuk mund të kapet as nga mikrofoni e as nga ndonjë pajisje tjetër teknologjike. Ky zë më së shumti dëgjohet në Taos të NjuMeksikos dhe përkundër faktit që është kërkuar disa herë nga shkencëtarët që të gjejnë misterin prapa këtij zëri, asgjë deri më tani nuk është bërë në atë drejtim. 

(Kosova Sot Online)