Miliona njerëz ia mësyjnë Zonës 51 në kërkim të alienëve, Forca Ajrore ‘gati të mbrojë Amerikën’

  • 15 korrik 2019 - 15:28
Miliona njerëz ia mësyjnë Zonës 51 në kërkim të alienëve, Forca Ajrore ‘gati të mbrojë Amerikën’

Forca Ajrore e SHBA-së ka paralajmëruar se “është gati ta mbrojë Amerikën dhe asetet e saj”, pasi më shumë se një milion njerëz iu bashkuan eventit për ta “pushtuar Zonën 51”.

Eventi në Facebook, “Storm Area 51, They Can’t Stop All of Us” është caktuar të ndodh më 20 shtator – dhe deri tani ka mbledhur miliona teoricienë konspirativë të alienëve.

Organizatorët thanë: “Ne mund të lëvizim më shpejtë se plumbat. Le t’i shohim alienët”. Protestuesit janë të bindur se Forca Ajrore Amerikane mban të fshehur alienë në zonën e ndaluar 51, në Nevada,.

Zëdhënësja e Forcës Ajrore, Laura McAndrew tha:”Zona 51 është një hapësirë e hapur trajnimi për Forcën Ajrore dhe i këshillojmë të gjithë që të mos vijnë në zonën ku ne i trajnojmë forcat e armatosura”.

Fanatikët iu kthyen rrjeteve sociale për të shpërndarë gëzimin e madh për këtë ngjarje, me shumë prej tyre që postuan gifs dhe meme në lidhje me alienët.

“Do të takohemi tek atraksioni për turistë “Qendra e Alienëve” në Zonën 51 dhe do të koordinohemi për të hyrë”, thuhet në përshkrimin e eventit. Ne mund të lëvizim më shpejtë sesa plumbat. Të shkojmë t’i shohim ata (alienët)”, thuhet tutje në përshkrim.

Zona 51 është një zonë e ndaluar në SHBA, që ndodhet në pjesën e Nevadas. Personi i fundit që tentoi për të hyrë aty, në përpjekje për të gjetur alienë, u qëllua për vdekje nga rojet.

(Kosova Sot Online)