Evropa, parajsa e pigmejëve

  • 17 July 2019 - 08:54
Evropa, parajsa e pigmejëve

Një fis i pigmejëve që jetojnë në malet tropikale të Afrikës shpresojnë që, pasi që të vdesin, do të shkojnë në Evropë. Po, po! Për ta, Evropa është mishërim i parajsës, meqë të gjithë evropianët janë “lëkurëzbehtë”, e ky fis beson se shpirtrat janë të tillë.

Jerome Lewis, doktor i antropologjisë, në vitin 2002 kishte botuar një studim rreth këtij fisi, ku kishte marrë në konsideratë edhe disa libra, por kishte bërë edhe punë në terren, sikur që kishte pasur kontakt direkt me pjesëtarët e fisit Mbendjele Yaka të pigmejëve. Pjesëtarët e këtij fisi mendojnë se Evropa është xhenet dhe se aty jeton Komba (Zoti), si dhe që të gjithë evropianët janë fantazma.

Sipas tyre, Komba ka grua dhe fëmijë. Ky studiues e ka pasur të vështirë t’i intervistojë njerëzit, meqë ata ishin tepër hezitues dhe nuk donin që të tjerëve t’ua tregonin besimet e veta. 

(Kosova Sot Online)