Në ilinoi shihet një ufo gjigante

  • 18 July 2019 - 09:05
Në ilinoi shihet një ufo gjigante

Një dëshmitar okular nga Ilinoi i SHBA-së thotë ta ketë parë një “anije gjigante kozmike” me një shkëlqim të theksuar, e cila ishte duke lëvizur më 23 gusht të vitit 2014. Dëshmitari ishte duke peshkuar me miqtë e tij, kur u vërejt objekti, duke qarkulluar në lartësi të mëdha. “Fluturakja dukej të ishte të paktën gjysmë milje i gjatë dhe kurrë nuk kam parë gjë më të bukur”, thotë dëshmitari.

Atij UFO-ja ia kujtoi fluturaket që i kishte parë në filmat e Hollivudit. Në lidhje me lëvizjen e objektit, dëshmitari thotë se lëvizja e tij ishte e drejtë, në drejtim të jugut nga vendi ku gjendej ai. “Më pas, objekti thjesht u largua dhe nuk e pashë më”, thotë ai. E tërë kjo ngjarje ka bërë vaki në fshatin Uoltonvill, të Qarkut Xheferson të Ilinoit, i cili ka 422 banorë. Në këtë vend edhe më parë janë vërejtur UFO. 

(Kosova Sot Online)