Një dritë misterioze u pa nën paqësor

  • 19 July 2019 - 08:25
Një dritë misterioze u pa nën paqësor

Dy pilotë kanë raportuar ta kenë parë një dritë të çuditshme, por të bukur nën ujë, derisa ishin duke fluturuar afër gadishullit rus të Kamçatkës. Çifti i pilotëve për herë të parë e panë këtë dritë rreth pesë orë pasi që kishte filluar fluturimi i tyre nga Hong Kongu për në Alaskë. Ai filloi me një “flesh” intensiv të papritur, para se një shkëlqim i kuq dhe i portokalltë mund të shihej nën oqean, rreth 20 minuta më pas.

Në regjion nuk kishte stuhi dhe asnjëri nga pilotët nuk kishin parë kurrë më parë gjëra të tilla. “Sa më shumë që afroheshim, shkëlqimi bëhej më i fortë, duke ndriçuar retë dhe qiellin mbi ne me një dritë të portokalltë, në një pjesë të botës ku mendohet të ketë vetëm ujë”, thonë pilotët në deklaratën e tyre. Njëri ndër shpjegimet e mundshme, ka të bëjë me ndonjë vullkan nënujor. Sido që të jetë, pilotët arritën shëndoshë e mirë me të gjithë udhëtarët në destinacionin e tyre.

(Kosova Sot Online)