UFO shkakton kaos në Gjermani

  • 19 July 2019 - 12:26
UFO shkakton kaos në Gjermani

Një UFO ka shkaktuar anulim dhe vonim të fluturimeve në Gjermani. Autoritetet më pas shkuan me një helikopter për ta kontrolluar qiellin, por pranuan se ende nuk e kanë idenë se çfarë ishte objekti që shkaktoi këtë kaos. Fluturakja misterioze ishte vërejtur në radarët e Aeroportit të Bremenit midis orës 4:30 dhe 9:30 pas dite, sipas kohës lokale.

Helikopteri i policisë më kot u soll disa herë në ajër, meqë nuk arriti ta identifikonte objektin misterioz. Një zëdhënës për Kontrollin gjerman të trafikut ajror (DFS), ka deklaruar për “Weser Kurier” se objekti kishte drita normale, të gjelbra dhe të kuqe, si dhe një dritë anësore në të dy anët. Dëshmitari okular Dominique Höber i tha gazetës së njëjtë se objekti kaloi mbi shtëpinë e tij disa herë. Ai tha se UFO dukej si një avion, por ishte më i zhurmshëm. Një fluturim për në Frankfurt u anulua, kurse një tjetër nga Munihu u devijua në një aeroport tjetër. 

(Kosova Sot Online)