Gjendet një planet ku bie shi!

  • 20 July 2019 - 09:10
Gjendet një planet ku bie shi!

Bëhet fjalë për planetin me emrin WISE J0855-0714, i cili nga Toka gjendet në një largësi prej 7.3 milionë të viteve të dritës dhe është e para në historinë njerëzore ku është konstatuar se bie shi.

Ekipi i shkencëtarëve amerikanë e kanë gjetur këtë planet jashtë Sistemit diellor dhe menjëherë kanë dalë me disa të dhëna preliminare rreth këtij planeti. Ata thonë se planeti WISE J0855-0714 është më i madh se Jupiteri rreth dhjetë herë.

Në këtë planet temperaturat janë si në Siberi – nga minus 48 deri në minus 13 gradë celsius. Këtë planet ku bie shi e kanë zbuluar shkencëtarët falë teleskopit të gjatë 6.5 metra, që quhet Magelan. Kjo është hera e parë që jashtë Sistemit diellor të zbulohen re të shiut, gjë që në të ardhmen mund t’i sigurojë kushtet elementare për jetë, pse jo edhe për jetë të racës njerëzore.

(Kosova Sot Online)