Krijesat më të tmerrshme të natës

  • 20 July 2019 - 15:10
Krijesat më të tmerrshme të natës

Shikoni se cilat krijesa kanë fituar në “garën” për krijesat më të frikshme të natës. Të tmerrshme, me të vërtetë

Njerëzit-hije

Një njeri-hije (i njohur edhe me emrin figura e hijes, qenia e hijes, apo masa e zezë) nënkupton perceptimin kur një hije konsiderohet si qenie e gjallë, humanoide, sidomos ashtu sikur që interpretohet nga besimtarët në të mbinatyrshmen, si prani e një entiteti zemërkeq. Hera e parë kur kjo temë e njerëzve hije u diskutua gjerësisht ishte 12 prilli i vitit 2001 në një intervistë në radio. Gjatë emisionit dëgjuesve iu ishte thënë që të dërgonin vizatimet e njerëzve-hije, të cilët i kanë takuar ata vetë gjatë jetës së tyre. Më pas, më 1 tetor të vitit 2001, Heidi Hollis botoi një libër rreth temës së njerëzve-hije.

Korbi tallës

Korbi tallës, apo në origjinal, “ka’lanu ahkyeli’ski”, është një krijesë zemërkeqe nga mitologjia e fisit indian të Amerikës, Sheroki. Kjo krijesë, përkundër emrit, nuk tallet aspak. Këto krijesa paraqiten si të moshuar, si pleq e plaka të thata, vetëm asht e lëkurë. Kur i ndjekin viktimat këto krijesa ngrihen në qiell dhe lëshojnë një zë si të korbit. Kur e mbysin viktimën, ata ia hanë kokën, pa e prekur pjesën tjetër të trupit. Çdo njeri që e hanë, atyre gjoja u shtohet jeta për një vit. Njerëzit normalë nuk mund t’i shohin këto krijesa, por mjekët popullorë jo vetëm që i shohin, por edhe mund t’i mbysin ato.

Ankthi

Ankthi është një shpirt i keq, që në folklorin gjerman quhet goblin. Ai ulet në gjoksin e njerëzve derisa këta të fundit janë duke fjetur, duke iu sjellë atyre ëndrra të këqija (ankthe). Ankthi shpesh është i ngjashëm me krijesat mitike inkubi dhe sukubi. Ai mund të shkaktojë edhe paralizë të gjumit.

Alienët

Shprehja rrëmbim nga alienët, apo fenomeni i rrëmbimit, nënkupton kujtimet shumë të kthjellëta të rrëmbimit sekret kundër vullnetit të personit në fjalë nga entitetet jo njerëzore, të cilat njerëzit e rrëmbyer i bëjnë objekte të procedurave të ndryshme fizike dhe psikologjike. Ka të tillë që, natyrisht, mendojnë se nuk ka alienë, dhe se tërë kjo storie rreth tyre është vetëm pjellë e mendjes dhe frikës së njeriut. Kështu, Robert Sheaffer sheh ngjashmëri midis alienëve të filmat e hershëm fantastikë-shkencorë.

 

(Kosova Sot Online)