Shtëpia e pushtuar nga djajtë në Millvill

  • 21 July 2019 - 15:11
Shtëpia e pushtuar nga djajtë në Millvill

Ndodhitë e pashpjegueshme e detyruan një çift që të largohej nga kjo shtëpi në vitin 1959

A ishte e pushtuar nga djajtë apo nuk ishte? Shtëpia e cila gjendej në adresën "End of Skip Level Road", gjendej tri milje në perëndim të Millvillit, në Qarkun Klejton të shtetit amerikan Ajova. Bill Meyer kishte lindur në këtë truall. Ai kishte 15 vjet kur kishte ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë, e cila dukej të ishte e pushtuar kur ai, bashkë me gruan e tij, Annie, u larguan në dhjetor të vitit 1959. Dita e kobshme e Falënderimeve Rreth Ditës së Falënderimeve të atij viti filluan të ndodhnin ngjarje të çuditshme. Billi, i cili lëngonte në shtrat për shkak se kishte pësuar thyerje të kryqeve në moshën 83 vjeçare dhe Annie, 77 vjeç, nuk ishin besëtytë dhe nuk besonin në fantazma. Por, kur kishte shkuar ambulanca për ta marrë Billin nga shtëpia më 17 dhjetor, ai dhe Anne kishin deklaruar se nuk mund të qëndronin më. "Nuk e di a është e sigurt të hyjmë brenda në shtëpi.

E tërë shtëpia mund të rrënohet", kishte thënë ai. Annie pranonte se ishte frikësuar, megjithatë vazhdonte të insistonte që "fantazmat nuk ekzistojnë". Pak para Festës së falënderimeve, nga tavani kishte filluar të binte një substancë e ngjashme me blozën, duke mbuluar gjithçka. Ata kontrolluan mos kishte ndonjë defekt, por nuk gjetën asgjë. Më 15 dhjetor ndodhi një incident tjetër: "Rrija ulur atje, në terr, afër nxehëses", thotë Annie "kur një bazament i luleve ra në tokë, duke u thyer". Gjatë dy ditëve pasuese, vazhduan që të ndodhnin gjëra të çuditshme. Ja çka tregon Annie. "Në një rast isha duke qëndruar ulur në terr, kur një gotë afër shtratit të burrit u ngrit në ajër dhe më goditi në kokë, duke u thyer copë e grimë". Po ashtu, dëgjoheshin edhe zhurma. Një zë i ngjashëm me murmurimën dëgjohej në kuzhinë, lëvizte shkallëve lartë, e më pas kthehej poshtë". Annie dhe Bill vendosën që ta bënin një eksperiment. Ata vendosën një vezë afër një shisheje të qumështit në njërën pjesë të dhomës. Më pas, ata e gjetën vezën e thyer në një pjesë krejt tjetër të dhomës. Pas edhe disa incidenteve të këtilla, çifti e thirrën djalin e tyre, Elmer, i cili i këshilloi ata që të largoheshin nga ajo shtëpi. Ata u larguan me autoambulancë, duke lënë në shtëpi dy macet e Annie-s.

Përvoja e sherifit Atë ditë shtëpia u kontrollua deri te detajet më të vogla, por çdo gjë dukej në rregull. Të nesërmen sherifi deshi ta kontrollonte shtëpinë, po ai gjeti shtratin të kthyer mbrapshtë. Ai e rregulloi shtratin dhe u largua. Më pas dërgoi dikë që të kontrollonte dhe ai person pa se shtrati ishte përsëri i kthyer mbrapshtë. Atë natë sherifi vendosi vezë gjithandej shtëpisë dhe mbylli derën e saj. Të nesërmen pa se një vezë në dhomën e ditë ishte thyer, por ai fajësoi macet për këtë. Pat Livingston, një kapiten i anijes, nuk frikohej nga askush. Ai doli vullnetar që të rrinte në shtëpi. Derisa ishte duke ia filluar gjumit në dhomë, ai pa një karrige duke rrëshqitur vetë nëpër dhomë. Ai e injoroi këtë dhe filloi të flinte. Kur, pa pritë e pa ditë, e pa veten në dysheme. U bënë lloj-lloj kontrollesh dhe analizash, por nuk u gjet asgjë e dyshimtë, apo me defekte. Meyer-ët kurrë nuk u kthyen në atë shtëpi, por ua shitën atë fqinjëve. Askush nuk jetopi kurrë në atë shtëpi.


(Kosova Sot Online)