Shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë, lëshon llavë dhe pluhur vullkanik

  • 21 July 2019 - 15:20
Shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë, lëshon llavë dhe pluhur vullkanik

Mali Etna në Itali, vullkani më i madh aktiv në botë, është zgjuar sërish duke nxjerrë nga krateri llavë dhe duke mbushur qiejt mbi Sicili me pluhur vullkanik. Dy aeroporte në qytetin e dytë më të madh të ishullit, Katania, u detyruan të mbyllen përkohësisht.

Vullkani më aktiv dhe më i lartë në Evropë shpërthen shpesh por rrallë herë shkakton dëme ndërsa vetë shpërthimet nuk e vendosin popullatën lokale në rrezik.

Shpërthimi i fundit i madh ishte në 1992.

Italia ka një varg vullkanesh aktivë dhe të fjetur, me më të famshmin, malin Vezuv, që ndodhet afër Napolit dhe që shpërtheu në shekullin e 79 pas Krishtit duke i marrë jetën mijëra vetëve në qytetet e afërta Pompei dhe Herculaneum.

Më herët këtë muaj, vullkani në ishullin e Strombolit shpërtheu papritur duke vrarë një person. Turistët ishin evakuuar nga ishulli pasi kishin kërkuar shpëtim në det, kur edhe nisi shpërthimi.

(Kosova Sot Online)