Raportimi për alienin, që kishte tmerruar një komb të tërë

  • 22 July 2019 - 08:52
Raportimi për alienin, që kishte tmerruar një komb të tërë

‘Është raportuar që në orën 20:50 një objekt i madh në zjarr, që besohej të jetë meteorit, ka rënë në një fermë në Grovers mill të Nju-Xhersit’. Fatmirësisht, në afërsi ka qenë një reporter, i cili e ka përshkruar ngjarjen kësisoj: ‘Oh Zoti i madh, në tokë ka zbritur një krijesë në formë hije, duket si një gjarpër ngjyrë hiri. Tani po vjen edhe një tjetër.

Ata janë shumë të mëdhenj. Trupi dhe goja e tyre është shumë e madhe ndërsa nga buzët e tyre rrjedh zjarr. Masa është e tmerruar dhe janë duke u larguar nga vendi i ngjarjes, duket se ata kanë parë më shumë sesa që është dashur. Oh Zoti i madh, më lejoni të largohem dhe pasi që të pozicionohem për të raportuar përsëri’. Sekretari i SHBA-së për çështje të brendshme ishte ngutur për ta dhënë një deklaratë: ‘Qytetarë të Amerikës, nuk dua t’jua zvogëloj situatën, në të cilën ndodhemi andaj edhe dua të jem i sinqertë për t’ju thënë që jemi duke u ballafaquar me një armik të panjohur, të cilin do të mundohemi të mposhtim’.

E gjithë kjo dramë ka ndodhur më 30 tetor të vitit 1938, andaj me siguri e kuptuar që ka qenë vetëm një dramë përmes radios, mirëpo që kishte shkaktuar kaos e panik në mesin e popullatës.

Shënim: Fotografia është e punuar me kompjuter. 

(Kosova Sot Online)