‘I papuni’, i cili kishte fshehur të ardhurat, thotë që një shpirt i huaj kishte punuar me trupin e tij

  • 22 July 2019 - 08:53
‘I papuni’, i cili kishte fshehur të ardhurat, thotë që një shpirt i huaj kishte punuar me trupin e tij

Njerëzit anembanë botës mundohen që të fshehin të ardhurat e tyre, në mënyrë që të shmangin pagesat e taksave. Besohet që vetëm në Britani të Madhe, dëmet që u bëhen taksapaguesve nga fshehësit e përfitimeve janë rreth 1.3 miliard euro dhe si rrjedhojë qeveria e atjeshme është duke menduar implementimin e një sërë sanksionesh për t’i zvogëluar humbjet.

Njerëzit të cilët fshehin të ardhurat e tyre gjejnë arsye të ndryshme, të cilat përveçqë janë klishe janë edhe shumë të palogjikshme. Ndërsa, së fundmi një rast i tillë ka bërë bujë në Britani. Një punëtor, i cili kishte mbushur një aplikacion ku pretendonte që ishte i papunë dhe si rrjedhojë merrte përfitime nga shteti, është zënë duke punuar në një kompani, ndërsa shpjegimi i tij ka qenë që në momentin kur ka punuar, ai ka qenë duke përjetuar eksperiencë jashtë trupit, pra një shpirt tjetër kishte komanduar me trupin e tij! 

(Kosova Sot Online)