A gjenden alienët në një bazë sekrete në Kolorado?

  • 23 July 2019 - 11:53
A gjenden alienët në një bazë sekrete në Kolorado?

P laneti ynë është duke u sulmuar dhe një gjë të tillë e dinë të gjithë, madje edhe ata që nuk janë shumë të shkolluar. Megjithatë, shumica e njerëzve, ndonëse janë në dijeni të këtij fakti, nuk është që bëjnë shumë për ta parandaluar shkatërrimin e planetit tonë të bukur që quhet 'Tokë', e që për momentin është shtëpia e vetme ku njerëzimi mund të jetojë.

Sipas disa hulumtimeve, niveli i ozonit në Kolorado është në nivel shumë të lartë. Gjatë kohës së mbledhjes së informacioneve - nga mesi i korrikut deri më 18 gusht - në atë zonë është gjetur një sasi e lartë e nivelit të ozonit dhe të kemikaleve që stimulojnë atë. Ky ozon më pas, përmes fuqisë së erës, shpërndahet nga ajo hapësirë në drejtim të zonave të tjera të afërta. Shkencëtarët shpresojnë që deri në fund të vitit do të arrijnë të nxjerrin një raport të plotë rreth nivelit të saktë të ozonit në këtë zonë dhe rreth shkaktarëve të tij, mirëpo për momentin besojnë që diçka jashtëtokësore, madje shumë e fuqishme, është duke e shkaktuar këtë dukuri. 

(Kosova Sot Online)