Tregimi i fëmijës, i cili mbështet teorinë e rimishërimit

  • 23 July 2019 - 11:56
Tregimi i fëmijës, i cili mbështet teorinë e rimishërimit

Rimishërimi është një dukuri shumë e përfolur, sidomos gjatë kohëve të fundit, ndërsa, ka shumë njerëz, madje edhe shkencëtarë, të cilët besojnë në vërtetësinë e një gjëje të tillë, ndërsa askush më mirë sesa fëmijët, të cilët kanë përjetuar vetë rimëshërimin, nuk mund ta shpjegojnë një gjë të tillë. Tregimi i James Leininger-it është me të vërtetë shumë i çuditshëm. Që prej kur ka qenë fëmijë, James ka qenë i pasionuar pas aeroplanëve dhe pasi që i kishte mbushur disa vjet kishte filluar të shohë ëndrra me aeroplanë dhe me armë të ndryshme.

Pak kohë pasi që ëndrrat kishin filluar t'i shfaqeshin, ai kishte filluar të kujtojë një sërë detajesh nga jeta e tij në të kaluarën, për të cilën mbante mend që ka qenë pilot i quajtur James M. Huston Jr., ka shërbyer në Natoma dhe mbante mend edhe emrin e pilotit me të cilin kishte punuar një kohë të gjatë, si dhe vendin ku ishte vrarë. Babait të tij nuk i ishte nevojitur shumë kohë për të gjetur familjen e pilotit të vdekur, që njëherësh ka qenë edhe fëmija i tij i rimishëruar, duke mos i mbetur hapësirë që të mos i besojë të birit të tij.

Raste të ngjashme janë edhe ato të Edward Austrian-it dhe Gus Taylor-it, të cilët, sikurse James-i, qysh në fëmijëri kishin kujtuar detaje nga jeta paraprake. 

(Kosova Sot Online)