Fantazma e vajzës së vogël, që u fotografua jashtë shtëpisë së pushtuar nga shpirti i saj

  • 23 July 2019 - 15:10
Fantazma e vajzës së vogël, që u fotografua jashtë shtëpisë së pushtuar nga shpirti i saj

Një turist që ka shkuar për të vizituar një shtëpi të madhe të pushtuar në Irlandë, e cila njihet si  ‘Loftus Hall’, beson që ka fotografuar fantazmën e një vajze të vogël.

Thomas Beavis, 21-vjeçar, nga Levishami, e ka kuptuar se çfarë ka fotografuar gjatë rrugëtimit të tij për në shtëpi teksa ka qenë duke shikuar fotografitë në aparatin e tij. Në fotografitë, të cilat ai i kishte bërë për t’ia treguar nënës së tij, ai ka vërejtur fytyrën e një vajze të vogël, që besohet të jetë Anne Tottenham, teksa fytyra e saj është shfaqur në një xham pranë derës së hyrjes së shtëpisë. 

Deklarata e dëshmitarit

Për ‘metro.co.uk’ ai ka thënë: ‘Unë i kam shikuar fotografitë gjatë udhëtimit për t’u kthyer në shtëpi dhe jam befasuar. Të gjithë ndiheshim paksa të drithëruar nga vizita në shtëpinë e pushtuar, mirëpo kur ua kam treguar fotografinë shokëve, të gjithë janë frikësuar shumë. Disa herë e kam afruar pamjen në fotografi për ta kuptuar se çka në të vërtetë kam qenë duke shikuar, andaj edhe më është dashur një kohë bukur e gjatë për t’ia shpjeguar vetes’.

Tregimet e ndryshme thonë që familja Tottenham ishte vendosur në shtëpi rreth vitit 1766.

Mirëpo, vajza më e vogël e familjes, Anne, ishte sëmurë rëndë, pasi që ishte pushtuar nga një shpirt i djallëzuar. Pasi që vajza e vogël ishte pushtuar, familjarët ishin munduar t’i shmangen asaj në maksimum.

Zbulimi i së vërtetës

Fillimisht, djemtë kishin menduar që pamja në xhamin në afërsi të derës së hyrjes ishte thjesht një reflektim i ndonjë personi pranë shtëpisë, mirëpo, pasi që e kishin shikuar më për së afërmi, e kishin kuptuar që pamja në xham kishte orientim tërësisht të kundërt me personat që gjendeshin pranë xhamit.

Zotëri Beavis ka shtuar: ‘Jam frikësuar kur e kam parë pamjen dhe ende jam i frikësuar. Vajza e vogël duhet të jetë shpirti i  Anne Tottenham-it, që ende është e ngujuar në shtëpi. Në kushte normale unë nuk besoj shumë në dukuritë paranormale, mirëpo ende nuk e kam të qartë se çka është ajo që është shfaqur në fotografinë që unë e kam bërë vetë’. 

(Kosova Sot Online)